Festojnë Cesena dhe Shpendi, bardhezinjtë pas 6 vitesh në Serie B

Futboll

Festojnë Cesena dhe Shpendi, bardhezinjtë pas 6 vitesh në Serie B

Më: 31 mars 2024 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Festë për Cesenën dhe Christian Shpendin. Bardhezinjtë siguruan të shtunën rikthimin në Serie B, duke i dhënë fund kalvarit të vuajtjeve që nisi në 2018. Vit kur Cesena falimentoi dhe u detyrua të rinisej nga kategoritë amatore.

“Së bashku do të ringrihemi”, lexohej në pankartën e ultrasve, dhe ashtu ndodhi. Skuadra që drejtohet nga Mimmo Toscano, i cili cilësohet si Conte i ligave inferiore, dominoi grupin B të Serie C.

Sidomos falë golave të Shpendit, sulmuesit të talentuar të Shqipërisë U21. 20-vjeçari pukjan kryeson renditjen e golashënuesve me 20 gola.

Duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për rikthimin e skuadrës në divizionin e dytë të futbollit italian.

Christiani kalon edhe binjakun Stiven – pjesë e Empolit – i cili shënoi 12 gola në me Cesenën në edicionin 2020/2023.

Fitorja 1-0 përballë Pescarës në një atmosferë të shkëlqyer, solli “blindimin” e vendit të parë katër javë përpara fundit.

Dhe rikthimin pas 6 vitesh në Serie B, sukses që u festua gjatë në stadium dhe qytet nga tifozët e zjarrtë bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat