Arbitri i Bayern - Dortmund, i kërkoj ndjesë Musialës!

Futboll

Arbitri i Bayern - Dortmund, i kërkoj ndjesë Musialës!

Më: 31 mars 2024 Në ora: 13:21
Pamje nga ndeshja

Prej javësh jashtë garës për titull, Bayerni i Munihut bëri shumë pak dje përballë Borusias së Dortmundit, e cila ishte e motivuar më shumë se kurrë pasi kishte një shans të artë për të zënë një pozicion të favorshëm në garën për një vend në Ligën e Kampioneve pas hapit fals të Lajpcig.

Përveç formës së dobët të treguar nga lojtarët vendas takimi i djeshëm “u vendos” edhe prej dy gabimeve në vendimarrje të kryesorit Harm Osmers.

Në përfundim të duelit arbitri i ndeshjes u ndal për mikrofonin e “Kicker” dhe i kërkoi falje Musialës për atë faull të rëndë që pësoi nga Ryerson, i cili ishte autor edhe i golit të dytë të ndeshjes.

“Gjatë ndeshjes isha duke parë Emra Xhan. Ndërhyrja e rëndë e Ryerson më shpëtoi, nuk isha i fokusuar. Kur shikoj pamjet më duhet ta pranoj se kemi të bëjmë me një faull të rëndë, është një karton i verdhë ‘i errët’.

Për fatin tonë të keq lojtari doli pa u ndëshkuar. Gjithashtu më duhet t’i kërkoj falje Musialës për këtë që ndodhi”, tha Osmers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat