Moment i keq dhe i vështirë për Juventusin

Futboll

Moment i keq dhe i vështirë për Juventusin

Më: 31 mars 2024 Në ora: 14:45
Juventusi e Allegri

Moment i keq dhe i vështirë për Juventusin.

Skuadra e Max Allegrit zhvilloi një performancë të dobët përballë Lazios.

Bardhezinjtë humbën 1-0 në Olimpico, me Igor Tudor që debutoi me fitore në pankinën e Lazios.

Vetëm 7 pikë ka grumbulluar Juventusi në 9 ndeshjet e fundit në Serie A: statistika për një ekip që lufton për mbijetesën…

Milani i vendit të dytë është larguar me 6 pikë, Bologna është shumë afër, teksa po vijnë edhe Roma e Atalanta.

“Për fat të mirë kemi ende distancë me vendin e pestë.

Do të luftojmë për kualifikimin në Champions deri në fund.

Le të fokusohemi te Kupa e Italisë“, u shpreh trajneri Allegri.

Dhe sërish Lazio përballë, tashmë në gjysmëfinalet e Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat