Munishi: Luftojeni Ballkanin me punë e jo me intriga

Futboll

Munishi: Luftojeni Ballkanin me punë e jo me intriga

Më: 31 mars 2024 Në ora: 14:51
Ismet Munishi

Ismet Munishi, ka reaguar pas lajmeve për nisjen e hetimeve për ndeshjen e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit, e cila dyshohet për kurdisje.

Kampioni në fuqi i Kosovës e kishte fituar ndeshjen me rezultatin 2:0.

Ndeshja që po hetohet ishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Munishi në një postim në “Facebook” shkroi se “ndjehet tepër krenar që ka qenë pjesë e Ballkanit”.

Trajneri i njohur gjithashtu theksoi se “askush nuk mujd ta mohojë suksesin e Ballkanit në arenën ndërkombëtare”, duke shtuar se “Ballkanin duhet luftuar me punë e jo me intriga”.

“Jam teper krenar që kam qenë pjesë e Fc Ballkanit.

Askush nuk mund ta mohojë në asnjë formë suksesin e Ballkanit në arenen nderkombëtare.

Luftojeni Ballkanin me punë e jo me intriga”, shkruan Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat