Mario Baloteli nuk ka dyshime: Açerbin e mbrojtën

Futboll

Mario Baloteli nuk ka dyshime: Açerbin e mbrojtën

Më: 31 mars 2024 Në ora: 19:39
Mario Baloteli

Mario Baloteli është ndër ata lojtarë që kanë provuar fanellën si të Interit, ashtu edhe të Milanit në derbi, dhe duke i paraprirë ndeshjes së ndezur të dy skuadrave të Serisë A, ai parashikon qartësisht se kush është fituesi.

“Sipas meje Milani do të fitojë derbin”, tha ai duke folur në “Twitch”. “Unë kam fituar një titull në Premier Ligë në sekondën e fundit, ndaj duhet të luash deri në fund pasi çdo gjë është e mundur. Por mendoj se do të jetë e vështirë që Interi ta humbasë këtë kampionat”, theksoi ai.

Më tej, ai vlerësoi Lautaro Martinez si lojtarin më të fortë në Serinë A., ndërsa komentoi edhe çështjen më të diskutuar të ditëve të fundit në Itali, skandalin e racizmit të Françesko Açerbit dhe faljen e tij nga komisionet displinore.

“Ka njëzetmijë telekamera, njëzetmijë mikrofona dhe nuk ia dolën të gjejnë një provë të fyerjes së Açerbit?

Sipas meje mund të jetë një diskutim mbrojtjeje ndaj tij”, tha Baloteli, duke shprehur dyshime se ishte marrë vendimi i duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat