Memushi ‘sms’ lojtarëve: Duhet të mësojnë të fitojnë

Futboll

Memushi ‘sms’ lojtarëve: Duhet të mësojnë të fitojnë

Më: 31 mars 2024 Në ora: 20:10
Memushi

Flamurtari dhe Apolonia u ndanë në një barazim pa gola në Vlorë. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i kuqezinjve, Eqerem Memushi foli për MCN TV.

“Flamurtari e ka detyrë fitoren në fushën e tij. Jemi totalisht të mërzitur megjithatë falenderoj skaudrën për shpirtin e treguar.

Duhet të jetë e vëmendshme skuadra të nxjerrë të gjithë arsenalin pasi ishte një konkurrent direkt që mund të bie edhe ne Play Off. Luajtëm mirë duke krijuar raste të pastra që mund të shikonim një takim tjetër. Nuk i heq meritat kundërshtarit.

Kemi 6 lojtarë të dëmtuar, Batha dhe Pjeshka janë në fazë rikuperimi dhe aq minuta kishin në këmbë. Nuk është justifikim pasi skuadra ka 25 futbollistë, nuk i shoh ndeshjet si test për Play-Off. Nëse skuadra nuk mësohet me fitore do të ketë probleme.

A ka diferenca mes Flamurtarit dhe vendit të 8-të të Superiores? Flamurtari është ndërtuar që të përballoj çdo gjë, edhe atë skuadër që mund të jetë. Diferenca ka pasi janë kategori të ndryshme, megjithatë janë ndeshje me një takim dhe varet si qëllon dita për të dy skuadrat”, tha Memushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat