Drilon Islami, “Ylli i Javës” në Superligë

Futboll

Drilon Islami, “Ylli i Javës” në Superligë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 09:37
Drilon Islami

Drilon Islami është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollisti i Prishtinës u vlerësua nga komisioni për angazhimin e tij të madh në fushë, sidomos në ndërprerjet e kundërshtarit në mesfushë.

Sipas komisionit të vendosur nga Federata e Futbollit të Kosovës, pika e arkëtuar e Prishtinës në ndeshjen kundër Ballkanit, ishte meritë e organizimit të lojës nga Islami.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i Prishtinës u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës.

“Jam shumë i lumtur që jam zgjedhur ‘Ylli i Javës’. Pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe stafit nuk do të mund të kisha një sezon kaq të mirë, andaj i falënderoj të gjithë. Ky çmim është një motiv shtesë që të vazhdoj tutje nga ndeshja në ndeshje të arkëtojmë pikët maksimale që ta arrijmë synimin tonë – daljen në Evropë. Nesër na pret një ndeshje e vështirë në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, por duke e ditur objektivin e klubit, do ta japim maksimumin për të arritur finalen dhe për ta fituar këtë trofe”, tha Drilon Islami për faqen zyrtare të FFK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat