Kai Havertz ishte pranë transferimit te Real Madrid

Futboll

Kai Havertz ishte pranë transferimit te Real Madrid

Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:09
Kai Havertz

Kai Havertz ka katër vite që është në futbollin anglez, por gjërat kanë mundur të shkojnë ndryshe për mesfushorin sulmues gjerman.

Shefi i Bayer Leverkusen, Fernando Carro pranon se Havertz ishte afër kalimit te Real Madrid në verët e vitit 2020. Klubi spanjoll kontaktoi atë gjerman në vtin 2020 për të marrë shërbimet e tij, por ata nuk mund të përputheshin me çmimin e kërkuar prej 80 milionë eurosh të klubit gjerman.

“Ne i rekomanduam Havertz të priste në mënyrë që të gjenim një marrëveshje me Realin, por ai nuk e bëri këtë. Ne më pas ia shitëm Chelsea.

Ai është një lojtar që për cilësitë që ka do të përshtatej më mirë me një klub spanjoll, por Havertz nuk dëshironte të priste dhe vendosëm ta shisnim te Chelsea”, u shpreh Carro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat