Xabi Alonso ka grumbulluar më shumë pikë se Bayern dhe Dortmund në Bundesligë

Futboll

Xabi Alonso ka grumbulluar më shumë pikë se Bayern dhe Dortmund në Bundesligë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 13:54
Xabi Alonso

Askush nuk grumbullon më shumë pikë se Bayer Leverkusen. Një dominim që, pas fitores ndaj Hoffenheim dhe humbjes së Bayern Munich, është bërë tashmë më i dukshëm.

Nisur nga fakti se bavarezët e kanë fituar titullin e Bundesligës në 11 sezonet e fundit, të besuarit e trajnerit nga San Sebastian kanë arritur një sukses të madh. Lerverkuseni është skuadra me më shumë pikë në Bundesligë që nga ardhja e Xabi Alonso në stol.

5 tetori 2022 ishte dita kur trajneri spanjoll zbarkoi në qytetin gjerman të Leverkusenit dhe që nga ajo kohë skuadra e tij i ka rivalizuar ethshëm gjigantët bavarezë. Sikur të ishte një garë deri në fund, nëse Bundesliga do të kishte nisur me ardhjen e tij dhe do të kishte vazhduar deri më tani, do të ishim dëshmitarë të një përplasjeje të Bayer Leverkusen kundër Bayern Munich.

Humbja e skuadrës së Thomas Tuchel ndaj Borussia Dortmundit e ka lënë skuadrën e Mynihut me 116 pikë që nga ajo ditë, kur trajneri nga San Sebastian u shfaq në rutinën e përditshme të Lerverkusenit. Një shifër që me fitoren ndaj Hoffenheimit, kryesuesit e Bundesligës kanë arritur ta kalojnë, duke u ngjitur në vendin e parë (të kësaj renditjeje hipotetike) me 118 pikë. Një rekord që ka qenë i vështirë për t’u arritur vitet e fundit dhe ilustron qartësinë me të cilën po dominon skuadra e vetme ende e pamposhtur në pesë ligat kryesore europiane.

Në këtë periudhë të dyja skuadrat kanë luajtur gjithsej 56 ndeshje, me shifra shumë të ngjashme. Në fakt, të dyja kanë arritur 36 fitore gjatë gjithë kësaj kohe, por diferenca qëndron në numrin e ndeshjeve të barazuara dhe të humbura, ku skuadra e Xabi Alonso kryeson (me 10 barazime dhe 7 humbje). Numra që favorizohen nga fakti se “aspirinat” nuk janë mposhtur ende deri më tani, këtë sezon. Ky nuk është rasti me Bayern Munich, i cili ka 8 barazime dhe 9 humbje.

Që kur pranoi sfidën për të drejtuar Bayer Leverkusen, trajneri Xabi Alonso ka arritur të përmirësojë rekordet e tij dhe ta çojë ekipin në lartësi të paimagjinueshme.

Në fakt, shifrat për këtë sezon, ku ka luajtur tashmë 27 ndeshje, nëse i krahasoni me kohën e sezonit të kaluar, kur luajtën 26 ndeshje, janë pafundësisht më të mira. Bayer Leverkusen tashmë ka 10 fitore më shumë me Xabi Alonson sesa në sezonin 2022-2023. Një shembull tjetër i trajnerit, që si lojtar u shpall kampion bote në vitin 2010 me Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat