​Osimhen ka zgjedhur klubin e tij të ri

Futboll

​Osimhen ka zgjedhur klubin e tij të ri

Më: 2 prill 2024 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Ylli i Napolit, Victor Osimhen thuhet si ju ka treguar shokëve të ngushtë klubin që ai do t’i bashkohet në verë, pas interesimit serioz nga Chelsea, Arsenal dhe Paris Saint-Germain.

Osimhen është drejt largimit nga kampioni italian, edhe pse e nënshkroi një kontratë të re në dhjetor, që përfshiu një klauzolë të lartë lirimi, raporton KosovaPress.

Pavarësisht kaosit te Napoli këtë sezon, Osimhen po shkëlqen në Serie A, duke shënuar 11 gola dhe duke regjistruar tri asistime në 18 ndeshje të ligës. Para afatit kalimtar veror, 25 vjeçari shihet si njëri nga sulmuesit më të mirë në merkato.

Daniele Longo i “Calciomercato.com” detajon si Osimhen veçse ka nisur të bëjë plane për largimin nga Napoli, pasi i ka thënë agjentit të tij, Roberto Calenda që t’ia sigurojë një transferim te një gjigant evropian.

Osimhen veçse ka vendosur se ku do të transferohet në verë, dhe iu ka thënë shokëve të ngushtë se për kë do të luajë, me Chelsean, Arsenalin dhe Paris Saint-Germain si kandidatët më serioz për nënshkrimin e tij. Ylli nigerian ka një klauzolë prej 130 milionë eurosh në kontratën e tij, shumë kjo e cila Napoli pret që të paguhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat