Xavi me plan perfekt për Realin

Futboll

Xavi me plan perfekt për Realin

Më: 2 prill 2024 Në ora: 19:48
Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez në një deklaratë të disa kohëve më parë deklaronte se dëshironte që para klasikes së 21 prillit të shkonte me 6 pikë nga Madridi. Momentalisht diferenca mes dy skuadrave nuk ka ndryshuar, 8 pikë përpara qëndron Reali. Por në “El Clasico” më 21 prill Barça mund të mbërrijë -5 nga Madridi.

Kjo do të ndodhë nëse Barça fiton me Kadizin dhe Reali i Madridit lë pikë me Majorkën e Muriqit.

Plani i Ksavit po ecën, tani për tani, siç pritej përpara 21 ditëve në të cilat Barça do të luajë shumë në ndeshjet e ligës kundër Kadizit dhe Real Madrid dhe në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampioneve kundër Paris SG-së.

Tifozët e Barcelonës tregohen më të kujdesshëm kur flitet për çështjen e titullit  dhe me të drejtë duke parë ecurinë e pandalshme të Realit por në një klub me persona patologjikisht pozitivë si Laporta e Ksavi, ndonjëherë janë iluzionet ato që infektojnë. Për momentin Barcelona po ndjek një plan të mirë hartuar. Por tani mbetet gjëja më e vështirë, që është realizimi i këtij plani.

PEZULLIMET – Të shtunën, kundër Las Palmasit, Barcelona u përball në ndeshjen e ligës me pesë lojtarë të kërcënuar me pezullim: Romeu, Kristensen, Kanselo, Levandovski dhe Injigo Martinez. Tre prej tyre (sulmuesi polak, mbrojtësi portugez dhe qendërmbrojtësi bask) janë të rëndësishëm për Ksavin dhe të gjithë u ndëshkuan me të verdhë. Kjo do të thotë, se ata do të mungojnë ndaj Kadiz it, por do të jenë në Madrid për “El Clasico”-n. Romeu dhe Kristensen nuk luajtën se ishin të dëmtuar.

DËMTIMET – Pjesa tjetër e planit ka të bëjë me dëmtimet. Gjatë kësaj kohe, trajneri Ksavi shpreson të rikuperojë dhe dy pilula shumë të rëndësishme, Frenki de Jong dhe Pedri Gonzalez. Të dy janë të dëmtuar, por sipas parashikimeve do të jenë gati për ndeshjen e vajtjes në Champions kundër Parisit. Karburant për optimizmin blaugrana që ka hartuar një plan për të shkuar nga Parisi në Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat