Kupa si “anija e shpëtimit” për sezonin

Futboll

Kupa si “anija e shpëtimit” për sezonin

Më: 2 prill 2024 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Juventus mbahet fort te Kupa e Italisë për të gjetur pak qetësi pas dy muajsh makthi dhe për të fituar kualifikimin në një finale që do të vlente dyfish. Sepse mundësia e fitimit të një trofeu, por edhe kualifikimi në Superkupën e radhës të Italisë, duke qenë se vendi i dytë në kampionat është rrezikshmërisht larg.

Problemi për Max Allegrin dhe djemtë e tij është se prova e veshjes të së shtunës kundër Lazios shkoi keq, shumë keq dhe sonte në orën 21:00 do të dalin në fushë në Allianz Stadium me frikën për të bërë përsëri gabime.

Në Olimpico, Bianconerët luajtën një ndeshje të keqe, duke kulmuar me golin e pesuar ne shtese nga Marusic dhe do të gjenden përballë një ekipi të ngritur në moral nga ish-lojtari i madh Igor Tudor dhe gati për të kompensuar një sezon që ishte vetë negativ pothuajse në të gjitha frontet.

Formacionet

Juventus (3-5-2) – Perin; Gatti, Bremer, Danilo; Cambiaso, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Chiesa, Vlahovic. Stol: Szczesny, Pinsoglio, De Sciglio, Alex Sandro, Yildiz, Iling-Jr, Kean, Miretti, Weah, Rugani, Alcaraz, Djalo, Nicolussi Caviglia.

Lazio (3-4-2-1) – Mandas; Patric, Romagnoli, Gila; Marusic, Guendouzi, Vecino, Zaccagni; Felipe Anderson, Luis Alberto; Immobile. Stol: Sepe, Renzetti, Hysaj, Casale, Cataldi, Kamada, Castellanos, Isaksen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat