Xavi optimist para sfidës me PSG-në

Futboll

Xavi optimist para sfidës me PSG-në

Më: 3 prill 2024 Në ora: 14:19
Xavi

Pedri dhe Frenkie de Jong, të dy të lënduar, shpresonin të ktheheshin në kohë për të luajtur ndeshjen e parë të Champions League kundër PSG. Por, sipas “Marca”, skuadra e Barcelona nuk kërkon të rrezikojë, për të shmangur ndonjë dëmtim tjetër.

Të dy lojtarët kanë humbur 34 ndeshje në total këtë sezon: 19 Pedri dhe 15 de Jong. Për pasojë, ata do të mbahen nën monitorim këtë fundjavë, me shpresën që të jenë gati sa më shpejt për të luajtur nën urdhërat e trajnerir Xavi.

“Do të rikthehem sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk kam një datë specifike apo një ndeshje specifike të rrethuar me të kuqe. Dua të luaj pjesën më të rëndësishme të sezonit me shokët e skuadrës sepse janë ndeshje të mëdha”, deklaroi Pedri.

Gjithsesi, trajneri Xavi mund të mbështetet për ndeshjen e 10 prillit ndaj PSG te dy rikthime të tjera, atij të Ronald Araújo (ka rikuperuar një dëmtim në kofshë) dhe Andreas Christensen (s’ka luajtur dy ndeshjet e fundit për shkak të dhimbjes së tendinit të Akilit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat