Si rreshtohen skuadrat në duelin Kukësi - Tirana?

Futboll

Si rreshtohen skuadrat në duelin Kukësi - Tirana?

Më: 3 prill 2024 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Kukësi do të presë Tiranën në orën 15:00 në ndeshjen e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. 

Dy skuadrat takimin e fundit në Kupën e Shqipërisë e kanë në 2 qershor 2019. Ka qenë finalja e Kupës së atij edicioni. Verilindorët ia dolën të ngrinin trofeun falë fitores 2-1, me bardheblutë e sapokthyer që Superiore.

Gjithsesi për Tiranën, Kukësi ka qenë në shumë raste ters në kupë. Në tri përballje të tjera veç finales së fituar, në dy herë është kualifikuar Kukësi dhe një herë Tirana.

Trajnerët Devolli dhe Fagu kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë supersfidë.

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Mingo, Hasaj, Duka, Beshiraj, Mustafa, Lala, Solodovnikov

TRAJNERI: Bledar Devolli

TIRANA: Kozi, Lulaj, Najdovski, Jonuzi, Latifi, Haxhiu, Përgjoni, Jaku, Deliu, Hoxhallari, Patrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat