Manchester City nuk e kursen Aston Villën, Foden shënon het-trik

Futboll

Manchester City nuk e kursen Aston Villën, Foden shënon het-trik

Nga: K.G. Më: 3 prill 2024 Në ora: 23:16
Manchester City

Manchester City nuk e ka kursyer Aston Villën, duke e deklasuar me rezultat 4:1, në takimin e javës së 31-të të Premier League në futboll. 

Shumë interesant është gara për titullin e kampionit, tri skuadra luftojnë fyt për fyti, Arsenali, Liverpooli dhe Manchester City. 

Rodri shënoi në minutën e 11-të për 1:0 por Duran barazoi 1:1 në atë të 20-tën.

Futbollisti Phil Foden shënoi het-trik në minutën e 45+1, 62-të e të 69-tën.

Arsenali kryeson me 68 pikë por ka një pikë shumë se Liverpooli (një ndeshje më pak) dhe Manchester City.

Aston Villa renditet në vend të katërt me 59 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat