Sommer rikthehet

Futboll

Sommer rikthehet

Më: 4 prill 2024 Në ora: 13:07
Yann Sommer

Numërimi mbrapsht për titullin e Serie A ka filluar, synimi është që të përfundojë sa më shpejt, ndoshta gjatë derbit të 22 prillit. E shpresojnë tek Interi, e ëndërrojnë tifozët zikaltër. Skuadra e Inzaghit është shumë e përqendruar, nuk ka zhbilancim nga festa që do të vijë, nuk dihet ende vetëm data zyrtare e saj.

“Asgjë nuk është vendosur ende, do të duhet të vazhdojmë të shtyjmë përpara, – tha Yann Sommer në një intervistë të gjatë për “RSI Sport”. – Më e mira është që të marrim sa më shumë pikë, por askush nuk do të na bëjë dhurata. Të gjitha ndeshjet janë dhe do të jenë të komplikuara”.

Sommer do të rikthehet në vendin e tij mes shtyllave të hënën në mbrëmje, ndaj Udinese, pasi humbi Empolin për shkak të një ndrydhjeje të kyçit të këmbës të pësuar me kombëtaren zvicerane. Arnautovic dhe De Vrij do të jenë gjithashtu në dispozicion të Inzaghit. Ata do t’i bashkohen pjesës tjetër të ekipit midis të premtes dhe të shtunës.

Cuadrado është gjithashtu jashtë, pasi u rikuperua pas operacionit të tendinës së Akilit më 20 dhjetor, por ende i duhet kohë për të rifituar gjendjen e tij. “Më mungon të bëj atë që Zoti më ka caktuar për të bërë. Sidoqoftë, me besim do të kthehem së shpejti, sepse ne që e duam Zotin ndihmohemi të arrijmë më të mirën në të gjitha gjërat”, – shkroi Cuadrado në Instagram, duke cituar një varg nga Bibla.

Kolumbiani pritet të qëndrojë jashtë fushe edhe për një muaj. Ai pritet ta shohë sërish fushën për ndeshjen në shtëpi kundër Torinos në fund të prillit. Gati për të marrë pjesë ndoshta në festën e zikaltërve. Asnjë ndryshim në Udine: Acerbi do të udhëheqë mbrojtjen, me Pavard dhe Bastoni.

Në mesfushë, Calhanoglu do të jetë në “kullën e regjisë”, të rrethuar nga Barella dhe Mkhitaryan, me Darmian e Dimarco në krahë. Dyshja sulmuese nuk ndryshon, Lautaro-Thuram. Kujdes për tre lojtarët brenda një “halli”: Lautaro, Mkhitaryan dhe Pavard janë në rrezik skualifikimi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat