Cuadrado “ndez motorët” për derbin me Milanin

Futboll

Cuadrado “ndez motorët” për derbin me Milanin

Më: 4 prill 2024 Në ora: 15:12
Pamje nga një ndeshje

Juan Cuadrado qëndron jashtë fushave prej 20 dhjetorit të vitit të kaluar. Kolumbiani, i cili verën e kaluar u transferua nga Juventusi tek Interi me parametra zero, kreu një ndërhyrje kirurgjikale në tendinën e Akilit.

Së fundi ishte afër rikthimit në fushë, por një tjetër problem do e detyrojë të mbetet larg fushave të blerta edhe për rreth 20 ditë.

35-vjeçari ka reaguar në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Më mungon të bëj atë që Zoti më ka caktuar për të bërë, por kam besim se do të kthehem së shpejti”.

Anësori i djathtë pritet të jetë gati në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghit për derbin me Milanin, i programuar për datën 22 prill. Sfidë ku zikaltrit mund të kurorëzohen kampionë për herë të 20-të në histori.

Interi po dominon Serie A këtë sezon, duke kryesuar kampionatin me 79 pikë, plot 14 më shumë se Milani i vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat