Felix: Bernardo Silva më pyeti për Barçën

Futboll

Felix: Bernardo Silva më pyeti për Barçën

Më: 4 prill 2024 Në ora: 16:11
Joao Félix

Joao Félix shqyrtoi lajmet aktuale të Barçës dhe situatën e tij kontraktuale, në një bisedë në programin “Jijantes”. Portugezi ka përsëritur dëshirën e tij për të vazhduar si lojtar i Barçës, për të luajtur në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm, megjithëse është i vetëdijshëm se kjo nuk varet vetëm nga ai.

Sa iu përket perspektivave të ardhshme, ai beson se entiteti katalanas duhet të nënshkruajë me Bernardo Silva. Madje ka zbuluar se bashkëkombasi i tij e ka pyet për Barcelonën dhe qytetin. Anësori e quan Barcelonën ekipin më të mirë në Spanjë dhe do ta shihte Xavin të ndryshojë mendje, të mos largohet në fund të sezonit aktual.

Ndjesitë – “Ne jemi të gjithë shumë mirë, të motivuar, të rehatshëm dhe të sigurt”.

Mbappe – “Ne i dimë ‘armët’ e PSG-së, rreziqet që mbart përballja e Champions-it, Mbappé, Dembélé… Sidoqoftë, duhet të luajmë lojën tonë, me dëshirë maksimale. Shpresojmë të fitojmë”.

Ndeshje speciale – “Kur ka ndeshje më të rëndësishme kundër skuadrave teorikisht më të mira, motivimi është gjithmonë më i madh. Ju dëshironi të dalloheni, të demonstroni, t’i bëni gjërat mirë…, aty shfaqen lojtarët më të mirë”.

Atlético Madrid – “Të gjithë u paraqitëm mirë dhe fituam. Ndaj kundërshtarëve të tillë, lojtarët kanë motivim shtesë. Të gjithë ishin shumë mirë, gjërat shkuan në mënyrë perfekte”.

Ndjenjat personale – “Nuk dua të krahasoj klubet, nuk dua polemika, nuk më intereson. Kur isha në Portugali u fol shumë edhe për Benfica, nuk më pëlqen që ato që them të nxirren jashtë kontekstit. Atletico Madrid është ekipi i madh në Spanjë”.

Cubarsí, Lamine… – “Njerëzit piqen më shpejt. Pesë vite më parë, 16-vjeçarët nuk mendonin si ata të tanishmit. Kam kaluar shumë kritika kur kam qenë i ri, ndaj përpiqem t’i ndihmoj ata. Nëse vazhdojnë me këmbët në tokë, do të bëjnë karrierë te Barcelona”.

Largimi i Xavi – “Nuk është e lehtë, nuk e prisnim dhe nuk ishte një gjë shumë normale. Na kapi në befasi lajmi që dha. Ecuria e mirë që kemi, thonë njerëzit, erdhi nga njoftimi i largimit të Xavit, por ne vazhdojmë me të njëjtën ide, stërvitemi, luajmë njësoj. Ky është futbolli, ndonjëherë të shënojnë në çdo rast, herë të tjera gjuajnë dhe nuk të shënojnë… Dëshira e të gjithëve është që të vazhdojmë me Xavin, kjo nuk ka pikë dyshimi”.

Bernardo Silva – “Më pyeti si shkojnë gjërat këtu, si është klima… I thashë se çdo gjë është në rregull nëse do të vijë. Më pyeti për qytetin, për çështjet e taksave…”

10 e Barçës – “Nuk e di. Bernardos i pëlqen 10. Nëse qëndroj, do të shohim. Është një numër shumë i rëndësishëm në këtë klub dhe nuk mund t’i jepet gjithkujt. Është numri im i preferuar, megjithëse nuk e kam veshur kurrë”.

Cristiano apo Messi – “Ka shumë krahasime. Unë sugjeroj që thjesht t’i shijojmë ende duke luajtur, sepse nuk iu ka mbetur shumë në fushat e blerta. Ata kanë qenë të dy lojtarët më të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat