Pochettino: Nuk mjafton loja e bukur

Futboll

Pochettino: Nuk mjafton loja e bukur

Më: 4 prill 2024 Në ora: 16:39
Mauricio Pochettino

Shumë investime në merkato, në shumë raste edhe të tepërta, dhe pak futboll i bukur e fare pak rezultate pozitive. Sezoni i Chelseat vijon të jetë kaotik dhe plot probleme, me skuadrën e Mauricio Pochettinos që renditet në vendin e 12-të në Premier.

Trajneri argjentinas pret më shumë nga futbollistët, sidomos të rinjtë. Në prononcimin përpara sfidës shtëpiake ndaj Manchester United, 52-vjeçari u shpreh se është koha për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.

“Nuk është justifikim të jesh i ri dhe pa përvojë. Fatkeqësisht, këtu nuk ka shumë kohë për t’u përmirësuar, sepse pritshmëritë janë shumë të larta në Premier League. Veçanërisht nga klubi ynë.

Duhet të luajmë më mirë, të jemi më energjikë dhe të tregojmë se mund të jemi më konkurrues si skuadër. Nuk mjafton të jemi një skuadër spektakli që luan për t’u argëtuar, duhet të jemi konkurrues”, u shpreh Pochettino.

Barazimi 2-2 përballë Burnleyt të parafundit, me skuadrën mike që luajti me dhjetë lojtarë prej pjesës së parë dhe shënoi dy herë në inferioritet numerik, ka tërbuar tifozët e “Bluve të Londrës”.

Chelsea-Manchester United do të transmetohet sonte në mbërmje (21:15).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat