Barcelona përpiqet të bindë Xavin të qëndrojë

Futboll

Barcelona përpiqet të bindë Xavin të qëndrojë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 16:51
Xavi

Përformanca e dobët e ekipit të Barcelonës gjatë pjesës së parë të këtij sezoni kishte shtyrë trajnerin e Barcelonës, ish-mesfushorin e këtij klubi, Xavi Hernandez të lajmëronte largimin e tij në fund të sezonit 2023-24.

Megjithatë, që atëherë paraqitja e ekipit katalunas ka pësuar përmirësim të dukshëm si në ndeshjet në La Liga, ku aktualisht renditet në vendin e dytë me “vetëm” 8 pikë larg kreut, ashtu edhe në ndeshjet evropiane.

Sipas “The Athletic”, ka një dëshirë nga shumë figura kyçe në Camp Nou që të bindin 44-vjeçarin të qëndrojë në rolin e tij aktual.

Duke parë rezultatet e fundit, dhe duke ditur se gjendja financiare e klubit është e paqëndrueshme për t’u përballur me klauzola të mëdha lirimi, presidenti i klubit Joan Laporta dhe zëvendës-presidenti Rafa Yuste preferojnë të mos ndryshojnë gjërat.

Poashtu, raporti shton se mungesa e kandidatëve të përshtatshëm dhe paratë e përfshira ku kërkohen shërbimet e emrave me profil të lartë është gjithashtu shkak i qëndrimit të tyre.

Personat si Hansi Flick dhe Thomas Tuchel – pavarësisht se do jenë të lirë me ardhjen e verës – nuk shihen si kandidatë realistë, e as menaxherët me klauzola të larta lirimi. Rafael Marquez – një tjetër legjendë e klubit i cili drejton një skuadër të ligës së dytë – shihet si zëvendësim potencial i Xavit, meqë nuk është pengesë për politikën e re të uljes së pagave që pritet të ndodhë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat