Shqiptarët po sundojnë në katër shtete

Futboll

Shqiptarët po sundojnë në katër shtete

Nga: K.Goca Më: 4 prill 2024 Në ora: 16:51
Skuadra e Deçiqit nga Tuzi, festojnë gollin ndaj Jedinstvos në Bjellopolje

Skuadra shqiptare kryesojnë në elitën e futbollit maqedonas, në Mal të Zi, në Shqipëri dhe Kosovë.

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi kryeson me 53 pikë dhe ka tre më shumë se Buduçnosti i Podgoricës në vend të dytë pas javës së 28-të në kampionatin e Malit të Zi.

Struga Trim Lum kryeson me 54 pikë pas javës së 25-të në Kampionatin e Maqedonisë, e përcjellur nga Shkupi 51, Shkëndija 48 sosh etj. 

Egnatia prin me 54 pikë pas javës së 29-zë elitën e futbollit shqiptar, e ndjekur nga Vllaznia me 50, Partizani 47 etj.

Llapi udhëheq me 54 pikë pas javës së 27 në elitën e  futbollit të Kosovës, pasojnë Ballkani me 53, Drita 51, Malisheva 48 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat