Felix: Sikur të isha vetëm një ditë në vendin e Decos

Futboll

Felix: Sikur të isha vetëm një ditë në vendin e Decos

Më: 4 prill 2024 Në ora: 18:43
Felix - djathtas

Bernardo Silva mund të largohet nga Manchester City në fundin e sezonit. Portugezi e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të kaluar vitet e fundit të karrierës te Benfica e tij e dashur.

Por ka kohë për rikthimin në Lisbonë. 29-vjeçari ofensiv, i cili ka kontratë deri në 2026 me kampionët e Anglisë dhe Europës, pëlqehet shumë edhe nga Barcelona.

Joao Felix, shoku i tij në kombëtaren portugeze, zbuloi një një prononcim për Jijantes se lojtari i Citizens i ka kërkuar informacione për jetën në Spanjë.

“Nëse do të isha vetëm një ditë në postin e Decos (drejtori sportiv i Barcelonës), pa dyshim që do të firmosja me Bernardo Silvën.

A e keni parë duke luajtur? Si njeri Bernardo është edhe më i mirë. Është i të njëjti brez me Joao Cancelon.

Futbollistët e sotëm po luajnë pa probleme deri në 35 apo 36 vjeç. Bernardo më ka pyetur për jetën në Barcelonë: motin, çështjen e taksave… “.

“Xholi” ofensiv i Cityt ka një klauzolë shitjeje prej 50 mln eurosh. Joao Felix, i cili është i huazuar te Barcelona, mendon se për Silvën mund të shpenzohen edhe më shumë.

“Jo vetëm 50 mln euro, unë do të paguaja për të edhe 60 apo 70 mln euro. Ia vlen. Do i pëlqente shumë të vishte fanellën me numër 10. Një numër shumë i rëndësishëm te Barcelona, që nuk mund t’i jepet çdokujt.

Dhjeta është gjithashtu numri im i preferuar, por nuk e kam kërkuar kurrë”, u shpreh Joao Felix, nën kontratë me Atletico Madrid deri në 2029.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat