FC Prishtina për gjyqtarin Genc Nuza: Rastet kanë qenë milimetrisht saktë të gjykuara 

Futboll

FC Prishtina për gjyqtarin Genc Nuza: Rastet kanë qenë milimetrisht saktë të gjykuara 

Nga: K.G. Më: 4 prill 2024 Në ora: 19:38
Genc Nuza

Prishtina dje ka luajtur baras (0:0) me Dritën e Gjilanit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Pas zhurmës nga ana e FC Prishtina se është dëmtuar në disa raste, sot klubi më i madh në vend, e ka pranuar se rastet e gjykuara kanë qenë milimetrisht saktë të gjykuara.  

 “Pas përfundimit të ndeshjes, analizimit me hollësi të materialit filmik dhe bashkëbisedimit me futbollistët tonë, akterë të rasteve diskutabile, kemi ardhur me të drejt në përfundim që rastet e apostrofuara kanë qenë milimetrisht saktë të gjykuara.

Krejt çfarë duam ne si klub, edhe situatat tona të shikohen me llupë dhe me këso gjykime të sakta milimetrike.

Duam tretman të njëjtë, duam ndarje të drejtësisë me kritere të njëjta sikurse ndaj nesh!”, ka shkruar në faqen e saj FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat