Arsenali vë në shënjestër Rodrygon

Futboll

Arsenali vë në shënjestër Rodrygon

Më: 4 prill 2024 Në ora: 20:15
Arteta dhe Rodrygo

Arsenali ka shprehur interesim për Rodrygon për afatin kalimtar të transferimeve në verë.

Sipas Cadena Ser, e ardhmja e brazilianit në “Santiago Bernabeu”, është e paqartë sidomos me ardhjen e Kylian Mbappen.

Topçinjtë, të cilët renditen në vendin e parë përkohësisht në Premier League, duan që ta  përforcojnë edhe më tej fazën e sulmit.

Rodrygo ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Realit, duke shënuar 15 gola dhe duke kontribuar me tetë asistime në 42 paraqitje, në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat