UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Evropës Juglindore

Futboll

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Evropës Juglindore

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:16
Pamje nga mbledhja

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore.

Kjo mbledhje do të mbahet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit më 16 prill në ora 14:00 – 17:00.

Në këtë mbledhje, që organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit, do të diskutohen disa tema të rëndësishme të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit europian.

Pjesë e mbledhjes do të jenë Presidentë dhe Sekretarë të Përgjithshëm të 11 federatave të futbollit të Evropës Juglindore: Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Qipro, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Slloveni, Turqi, Shqipëri.

Kjo nuk është hera e parë që një mbledhje e UEFA-s do të zhvillohet në vendin tonë, pasi më parë FSHF ka mirëpritur dhe ka organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA-s, Komitetin “HatTrick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat