Barcelona heq dorë nga Amorim

Futboll

Barcelona heq dorë nga Amorim

Më: 5 prill 2024 Në ora: 15:29
Amorim

Barcelona duket se ka hequr dorë nga interesimi për trajnerin, Ruben Amorim.

Sipas mediave spanjolle, katalonasit ia kanë lënë pistën e hapur Liverpoolit, që gjithashtu është i interesuar për shërbimet e tij.

Liverpooli do të mbetet pa Jurgen Klopp në fund të sezonit dhe sipas të gjitha gjasave pasardhës i tij do të jetë Amorim.

Në anën tjetër, Barcelona po ashtu do të mbetet pa trajner në fund të sezonit.

Xavi Hernandez ka njoftuar se do të largohet nga klubi, teksa blaugranët kanë nisur tashmë kërkimet për zëvendësuesin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat