Besart Krivanjeva: Ndeshjet me Vardarin gjithnjë janë më ndryshe

Futboll

Besart Krivanjeva: Ndeshjet me Vardarin gjithnjë janë më ndryshe

Më: 5 prill 2024 Në ora: 16:07
Besart Krivanjeva

Futbollisti i Struga Trim Lum, Besart Krivanjeva, ka folur në prag të takimit me Vardarin, ndeshje kjo që në program është të dielën në Shkup.

Për shkupjanin ndeshjet me Vardarin gjithnjë janë më ndryshe, kjo edhe për shkak rivalitetit që kishte në kohën kur i njëjti lunate me FC Shkupin…

“Vardari është kundërshtari i radhës në kampionat, aty ku vazhdojmë të jemi lider.

Ndeshja në Shkup do të jetë e 9-ta kundër këtij rivali, ndaj të cilit kemi një bilanc pozitiv prej 4 fitoresh, 2 barazimesh dhe 2 disfata.

Gëzon fakti se tre ndeshjet e fundit janë mbyllur me fitore në favor të skuadrës tonë, që një gjë të tillë dëshiron të përsëris edhe të dielën”, njofton FC Struga.

Për mbrojtësin Besart Krivanjeva ndeshjet ndaj Vardarit janë më ndryshe, kjo edhe për shkak rivalitetit që kishte në kohën kur i njëjti luante me FC Shkupin.

“Ndeshjet me Vardarin gjithnjë janë më ndryshe, sidomos për mua. Shumica prej futbollistëve futen me shumë entuziazëm dhe të gatshëm për të dhënë më të mirën. Besoj se kështu dobtë jetë edhe në ndeshjen e rradhës kundër tyre.

Nuk duhet të na gënjej pozita e tyre momentale, pasi mendoj se siç janë pikët të vlefshme për titullin e kampionit, ashtu janë të vlefshme edhe për mbijetesë.

Mirëpo neve jemi Struga Trim Lum, jemi kampionët në fuqi, jemi lider dhe si të tillë do të qasemi edhe në fushën e blertë për të dëshmuar se për momentin jemi më të mirë se ata.” – u shpreh Besart Krivanjeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat