Osmani: Ndaj Partizanit luajmë me të njëjtin shpirt si në Rrogozhinë

Futboll

Osmani: Ndaj Partizanit luajmë me të njëjtin shpirt si në Rrogozhinë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 16:15
Qatip Osmani

Vllaznia do të luajë mbrëmjen e së dielës në transfertë përballë Partizanit, ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të startojë në orën 20:00.

Në prag të kësaj sfide, në konferencën për shtyp para mediave ka folur trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.

Tekniku i shkodranëve shprehet se duhet të luajnë përballë Partizanit me të njëjtin shpirt siç luajtën në Rrogozhinë në ndeshjen e Kupës. Teksa thekson, se aspiratat e Vllaznisë dihen si në Kupë apo kampionat.

“Jam i kënaqur me atë që kanë dhënë lojtarët tanë në fushë edhe kur ishim me 10 vetë, edhe kur ishim me 9 vetë në Rrogozhinë. Shpresoj që me atë shpirt të luajmë edhe në takimin me Partizanin.

Rivaliteti në kampionat nuk është vetëm me Egnatian e vendit të dytë. Nuk është si në Kupë dhe ne do të bëjmë më mirën për të siguruar “Final 4”.

Kjo është në radhë të parë.

Na duhet të kthejmë qetësinë që patëm para këtyre tre takimeve të fundit, duke përfshirë këtu edhe Kupën. Ne i kemi aspiratat tona, si në kampionat, edhe në Kupë”, është shprehur Qatip Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat