Treni’ i fundit për Europë

Futboll

Treni’ i fundit për Europë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 16:17
Pamje nga një ndeshje

Tirana do të sfidojë Skënderbeun në transfertë ditën e hënë në orën 18:00 për javën e 30-të të Superiores.

Të thuash që bardheblutë janë të detyruar të fitojnë është pak. Ndaj korçarëve, çdo rezultat tjetër veç 3 pikëve do të ishte ‘vetëvrasje’.

Aktualisht, bardheblutë janë 3 pikë larg vendit të 4-të, Dinamos, dhe 1 më pak se Skënderbeu, ndaj një humbje e mundshme do të t’i nxirrte përfundimisht nga gara për Final Four, nëse edhe Dinamo fiton ndaj Kukësit.

Në skenarin më të keq të mundshëm, Tirana do të ishte plot 6 pikë larg Dinamos dhe 4 nga Skënderbeu kur mbeten edhe 5 javë nga fundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat