Tardelli i prerë: Juventusi mund ta shpëtojë sezonin

Futboll

Tardelli i prerë: Juventusi mund ta shpëtojë sezonin

Më: 6 prill 2024 Në ora: 13:07
Allegri

Juventusi pa “përzierjen e ëndrrave” të titullit, tani shpreson ta mbyllë sezonin me fitimin e Kupës së Italisë dhe renditjen më të mirë të mundshme në kampionat (Serie A).

Formacioni bardhezi do të kthehet në fushë nesër në mbrëmje, kundër Fiorentinës, me qëllim fitoren dhe fshirjen e “KO” së fundit në “Olimpico”, kundër Lazios së Igor Tudor.

Po kundër bardhekaltërve, skuadra e Allegrit u shpagua në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë në mesjavë, duke fituar 2-0 në “aktin” e parë, me golat e Chiesa dhe Vlahoviç.

Edhe Marco Tardelli, një ish-futbollist i Juventusit, që dha intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, është i bindur se fitimi i një trofeu mund ta bëjë sezonin e “Zonjës së Vjetër” më pak të hidhur:

“Një sezon shpëton veten duke fituar diçka.

Kupa e Italisë ishte një nga objektivat që nga fillimi i sezonit. Allegri?

Do të ishte me kosto shumë të shtrenjtë zëvendësimi i tij.

Kam dëgjuar se Giuntoli po përpiqet të përforcojë një ekip me dhe për të. Nëse fiton një trofe, edhe unë mendoj se është e drejtë të qëndrojë te Juventusi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat