Bayerni pa dy titullarë

Futboll

Bayerni pa dy titullarë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 14:36
Manuel Neuer

Lëndimet kanë filluar të rriten në masë sërish te kampi i Bayernit.

Pas një periudhe lehtësuese me rikthimin e Komanit dhe Gnabrit, tashmë Manuel Neuer, Leroi Sane, Aleksandër Pavloviç dhe Rafael Guerreiro nuk do të jenë të gatshëm kundër Haidenhaim. Lajmin e ka dhënë trajnerin Tomas Tuchel gjatë prononcimit para mediave.

U tha paraprakisht se Nojer nuk ka asgjë serioze, por po i jepet koha e mjaftueshme për të qenë në kushtet optimale para duelit të parë në Ligën e Kampionëve me Arsenalin. Pritet që Sven Ulraish të mbrojë sërish portën rekordmenëve, ndërsa kuartetin defensiv pritet ta ndërtojnë Kimish-Daier-De Ligt-Daier.

Joshua është promovuar bindshëm në korsinë e djathtë të linjës dhe nuk mund të quhet më surprizë. Laimer në kushte emergjence do të mbulojë hendekun e lënë nga talenti Pavloviç, i cili vazhdon të vuajë infeksionet me bajamet.

Mazraui vështrohet një pikë e fortë në linjat e prapavijës, ndonëse trupi nuk i përgjigjet në mënyrën më të mirë fizike. Gnabri-Myler-Muiala do i vijnë në ndihmë “pykës” Kejn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat