Benzema zhgënjehet tek Al Ittihad

Futboll

Benzema zhgënjehet tek Al Ittihad

Më: 6 prill 2024 Në ora: 15:31
Benzema

Sezoni nuk ka përfunduar ende, por Al Ittihad tashmë i ka humbur të gjitha objektivat e sezonit.

Të katërtit në kampionat, 30 pikë pas liderit Al Hilal, kampionët në fuqi të Arabisë Saudite nuk e mbajtën hapin qysh në ndeshjet e para, u tradhtuan edhe nga ylli i tyre kryesor, Karim Benzema.

Sulmuesi francez nuk mundi ta mbante skuadrën me vete dhe ishte protagonist i disa episodeve që lanë gjurmë në dhomat e zhveshjes. As dje, ndaj modestëve të Al Taawon, skuadra e Gallardo nuk arriti të merrte tri pikët.

Edhe një herë penalltitë ishin dënim për Al Ittihad, me Hamdallah që humbi një tjetër mundësi nag pika e bardhë. Benzema shënoi vetëm 9 gola në kampionatin saudit, shumë larg shifrave të arritura nga Cristiano Ronaldo (29 gola). Këtë “bllokim” e shpjegon kështu francezi:

“Nuk janë të njëjtat shifra si sezonin e kaluar, sepse nuk është i njëjti klub, nuk janë të njëjtët lojtarë. Kam nevojë për ndihmë në fushë, nuk mund të fitoj i vetëm. E ardhmja ime tek Al Ittihad? Të shohim se çfarë do të ndodhë, ka shumë lajme. Tani synimi im është të jem mirë këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat