Malisheva barazon me Dukagjinin, Gjilani e deklason Fushë Kosovën

Futboll

Malisheva barazon me Dukagjinin, Gjilani e deklason Fushë Kosovën

Më: 6 prill 2024 Në ora: 17:41
Gjilani

Janë zhvilluar sot dy ndeshjet e javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Malisheva ka barazuar 1:1 me Dukagjinin në shtëpinë e vet.

Ndeshja mori kahje tjetër, kur në minutën e 40-të Agon Xhaka mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

E këtë avantazh numerik e shfrytëzoi Dukagjini, duke kaluar në epërsi në minutën e 53-të kur shënoi Altin Merlaku.

Megjithatë, Malisheva gjeti forcën dhe përmes Hazrollajt barazoi shifrat në minutën e 76.

Hazrollaj e nxjerri penalltinë dhe më pas ishte i saktë nga pika e 11-metërshit.

Tani, Malisheva është në kuotën e 48 pikëve në vendin e katërt, dy më pak se Drita që luan nesër.

Në anën tjetër, Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë me 36 pikë të grumbulluara.

Gjilani ka shënuar një fitore bindëse në shtëpi, duke e mposhtur 4:0 Fushë Kosovën.

Pjesa e parë ishte e heshtur, kurse në të dytën u shënuan të gjithë golat.

Roganovic fillimisht kaloi vendasit në epërsi në minutën e 52-të kurse tetë minuta më pas Oltion Bilalli e dyfishoi epërsinë.

Senad Jarovic shënoi edhe dy gola të tjerë për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e 30 pikëve në vendin e shtatë, kurse Fushë Kosova mbetet e 20-ta dhe me pak gjasa për të shpëtuar.

Java e 28-të vazhdon nesër me tri duele tjera: Feronikeli 74 e pret Prishtinën, ndërsa Ballkani Lirinë.

E dueli kryesor i javës luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku përballen dy nga tri konkurrentët për titull të kampionit, Llapi dhe Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat