Ngjarje e çuditshme në futbollin anglez, pushohet nga puna maskota e klubit të njohur se ngacmonte tifozet

Futboll

Ngjarje e çuditshme në futbollin anglez, pushohet nga puna maskota e klubit të njohur se ngacmonte tifozet

Më: 6 prill 2024 Në ora: 18:05
Maskota

Maskota “Jude the Cat”, e klubit të njohur anglez, QPR, është pushuar nga puna për shkak të sjelljeve të pahijshme me tifozet që vinin në ndeshjet e kësaj skuadre.

Sipas mediave angleze, klubi e kishte paralajmëruar disa herë që të mos përsëriste sjellje ngacmuese apo flirtuese ndaj tifozeve, por situata vazhdonte të përsëritej.

“Për fat të keq, ishte një person që flirtonte.

Shumë persona na janë ankuar se ai kalonte më shumë kohe duke e provuar me zonjat sesa duke mbështetur djemtë në fushë.

Ai vallëzonte me to dhe pastaj mundohej t’u merrte numrin e telefonit. Ai u paralajmërua por me sa duket nuk përmbahej dot dhe klubi nuk kishte zgjidhje tjetër”, shpjegoi një burim brenda QPR për “The Sun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat