Niang bën “heroin”, fitore dramatike e Empolit!

Futboll

Niang bën “heroin”, fitore dramatike e Empolit!

Më: 6 prill 2024 Në ora: 23:26
Empoli

Empoli i shqiptarëve arriti një fitore dramatike 3-2 ndaj Torinos, në duelin e vlefshëm për javën e 31-të të Serisë A, duke e shndërruar garën për mbijetesë në një “luftë” të vërtetë.  

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 falë golit të Kambiaxhit në minutën e 6-të, ndërkohë që në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë. 

Në minutën e 60-të, ishte Zapata që vendosi baraspeshën e përkohshme falë asistit të Vojvodës, ndërkohë që Kancelieri në minutën e 74-t, shënoi golin e dytë për vendasit.

Gjithsesi miqtë nuk u dorëzuan duke gjetur sërish baraspeshën me anë të Zapatës në minutën 90+1. Sulmuesi i Torinos kompletoi dopietën personale në këtë sfidë.

Kur u mendua se dueli do të mbyllej në barazim. Ishte Niang i cili në minutën e 90+4, u shndërrua në heroi duke gjetur golin e fitores. Një fitore e artë kjo për blutë e trajnerit Nikola. 

Në këtë ndeshje nga futbollistët shqiptarë ishte i disponueshëm vetëm Stiven Shpendi, i cili e ndoqi ndeshjen nga stoli. Berisha dhe Ismajli mungonin për arsye dëmtimi. Për sa i përket luftës për mbijetesë, në garë për rënien nga kategoria tashmë janë plot 7 skuadra, të cilat kanë një diferencë prej vetëm 3 pikësh nga vendi i parafundit te vendi i 14..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat