Para derbit Llapi - Drita, Ajzeraj: Atmosfera në ekip kurrë nuk ka qenë më e mirë

Futboll

Para derbit Llapi - Drita, Ajzeraj: Atmosfera në ekip kurrë nuk ka qenë më e mirë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 23:50
Almir Ajzeraj

Java e 28-të në Superligë merr vëmendje të dielën, pasi në Podujevë do të takohen dy skuadrat pretendente për lidership FC Llapi dhe FC Drita.

Për këtë përballje foli futbollisti Almir Ajzeraj. 

Ai tha se ndonëse ndeshje e vështirë FC Drita synon fitoren.

"Si çdo ndeshje e kemi analizuar deri në detajin më të vogël kundërshtarin dhe normalisht shkojmë për fitore dhe me u rikthy aty edhe ku e kemi vendin.

Besoj që edhe nesër do jetë një ndeshje e vështirë, por jo e pa arritur dhe bashkë do ta arrijmë tre pikëshin", theksoi Ajzeraj.

Futbollisti ritheksoi se atmosfera brenda grupit është maksimalisht e përqendruar dhe në disponim.

"Atmosfera brenda ekipit s’ka qenë asnjëherë më e mirë, secili është i vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe secili është në formën më të mirë të mundur dhe nesër pritet me dhënë maksimumin", përfundoi Ajzeraj.

Ndeshja Llapi - FC Drita zhvillohet nesër në ora 15:00 në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë.

Llapi kryeson me 54 pikë, i ndjekur nga Ballkani me 53, Drita 51 dhe Malisheva ka 49 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat