Gol dhe asistim i jashtëzakonshëm nga gjysma e fushës, Xherdan Shaqiri hero në fitoren e Chicagos

Futboll

Gol dhe asistim i jashtëzakonshëm nga gjysma e fushës, Xherdan Shaqiri hero në fitoren e Chicagos

Më: 7 prill 2024 Në ora: 10:03
Xherdan Shaqiri hero në fitoren e Chicagos

Xherdan Shaqiri ka treguar edhe njëherë se është lojtari kryesor i Chicagos dhe një nga më të mirët që ka shkelur në MLS.

Sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane i ka dhënë tre pikët skuadrës së tij Chicago Fire në përballje me Houston Dynamo, pasi kanë fituar me rezultat 2-1.

Shaqiri ka qenë titullar si gjithnjë dhe kapiten i skuadrës së tij, derisa pas 10 minutave lojë ai gjeti golin e parë në ndeshje.

Gjilanasi ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti për ta kaluar Chicagon në epërsi 1-0.

Megjithatë mysafirët barazuan në minutën  65-të, para se Chicago ta shënonte golin e fitores 13 minuta më vonë.

Sërish në skenë doli Xherdan Shaqiri me një asistim të pabesueshëm nga gjysma e fushës për Gutierrez i cili nuk e pati të vështirë të shënonte për 2-1.

Për Shaqirin ky ishte goli i dytë në MLS këtë edicion dhe asistimi i parë në gjashtë ndeshje, duke konfirmuar formën shumë të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat