Kukësi dominon ndaj Dinamos

Futboll

Kukësi dominon ndaj Dinamos

Më: 7 prill 2024 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Kukësi do të presë Dinamon në “Kukës Arena” për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 30-të të Superiores.

Një ndeshje shumë e rëndësishme dhe delikate për të dyja ekipet që kërkojnë fitoren në kampionat.

Verilindorët i kanë shuëm të rëndësishme për mbijetesën dhe 3 pikët ndaj dinamovitëve janë shumë “jetike”.

Ndërkohë nga krahu tjetër “Nëndetësja” synon fitoren për të ‘blinduar” vendin e 4-të në “Final – Four”.

Një takim i luftuar mes dy skuadrave, teksa sfida e sotme e tyre do të jetë e 10-ta në histori. Në 9 duelet direkte mes tyre, Kukësi i aka dalë të fitojë 4 ndeshje, 3 kanë fituar kryeqytetasit dhe 2 përballje kanë përfunduar në barazim.

Në këto ndeshje Kukësi ka shënuar 10 gola, ndërsa Dinamo 7.

Dy prej sfidave ii kanë zhvilluar për llogari të Kupës së Shqipërisë, ndërsa 7 të tjerat kanë qenë të vlefshme për kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat