Drita trondit Llapin në Podujevë, Baftiu shënon

Futboll

Drita trondit Llapin në Podujevë, Baftiu shënon

Nga: K.G. Më: 7 prill 2024 Në ora: 16:59
Pamje nga ndeshja

Drita e Gjilanit kthehet me tre pikë nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Skuadra nga Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Llapit, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.  

Baftiu nga rreth 13-14 metra shënoi në portën e poshtme të Avdylit pikërisht në minutën e 42-të.

Duhet thekuar se në minutën e 32-të, Muhamet Hyseni pati rast ideal nga afërsia por tërthorësja e shpëtoi Dritën.

Në minutën e 83-të, Selimi i Llapit i pafat, godet fuqishëm brenda 16-shit por tërthorësja ia mohoi golin.

Ballkani kryeson me 56 pikë, pasojnë Drita me 54, Llapi 54, Malisheva 49 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat