Një tjetër futbollist i Premier League-s bie pre e grabitësve

Futboll

Një tjetër futbollist i Premier League-s bie pre e grabitësve

Më: 7 prill 2024 Në ora: 19:27
Aleksandër Isak.

Përvojë e keqe për futbollistin suedez, Aleksandër Isak.

Të enjten e kaluar, siç raporton “The Sun”, sulmuesit të Newcastle i kanë grabitur banesën në shtëpinë e tij në qytetin e Newcastle.

Mësohet se kriminelët kanë mundur t’i marrin një makinë, e cila më pas u braktis disa kilometra larg shtëpisë.

Nuk specifikohet nëse lojtari apo anëtarë të tjerë të familjes së tij kanë qenë të pranishëm në momentin e hyrjes së hajdutëve në shtëpi.

Nuk është hera e parë që ndodh me futbollistët e Newcastle. Këtë vit e ka pësuar edhe Joelinton, disa javë më parë.

Në Angli, këtë sezon, Jack Grealish, Raheem Sterling dhe Alex Oxlade-Chamberlain kanë qenë viktima të vjedhjeve të banesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat