Devolli i përgjigjet Mehmetit

Futboll

Devolli i përgjigjet Mehmetit

Më: 7 prill 2024 Në ora: 19:48
Devolli - majtas

Kukësi dhe Dinamon kanë mbyllur ndeshjen mes tyre, e vlefshme për javën e 30-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”, përfundoi në barazim 1-1. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Kukësit, Bledar Devolli.

“Jam i kënaqur me çunat pasi kemi krijuar identitet si ekip. Shkojmë me llogjikë te porta dhe krijojmë raste. Më vjen keq te goli i Dinamos pasi mund të evitohej. Por çunat kanë bërë 3 ndeshje me intensitet në 10 ditë”, u shpreh fillimisht Devolli.

Freskia e lojtarëve, sidomos në pjesën e dytë… e prisje?

“Ne kërkojmë gjithmonë të luajmë me intensitet dhe të bëjmë presing. Kjo është ajo që kemi krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Keqardhja është e madhe, pasi për mua lamë 2 pikë, me ato që kemi prodhuar në fushën e lojës. Nuk e di cilën ndeshje ka parë trajneri i Dinamos”.

Pas shënimit të golit, u tërhoqët?

“Ne nuk u tërhoqëm, por Dinamo kishte topin dhe zbriste. Te goli ishte gabim.

Pak nga lodhja ose moseksperiencë. Por unë jam shumë i kënaqur, do vazhdojmë punën me seriozitet.

Nesër jemi pushim, ndërsa pasnesër përsëri në punë me këtë entuziasëm. Kishim çdo gjë në kontroll. Nuk është se kishim rrezikshmëri, kishim marrë masat me Patrikun, Vilën dhe Denisson. Ato 5 minuta zbritëm më poshtë pasi është edhe presioni i pikëve.

Rasti i golit ishte i vetmi. Ne e mbajtëm Dinamon në 16-metërsh. Çfarë të thotë një trajner kur ekipi prodhon dhe vrapon. Kemi bërë 3 ndeshje me shumë intensitet dhe këto meritojnë respekt për punën që po bëjnë. Ata i ndihmoi pak edhe fati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat