​Edhe Juventusi pas Zhegrovës

Futboll

​Edhe Juventusi pas Zhegrovës

Më: 8 prill 2024 Në ora: 09:11
Edon Zhegrova.

Gjigantët e Serie A, Juventus tashmë po bëjnë [lanet për afatin kalimtar të verës dhe një emër i ri në listën e tyre të ngushtë është ylli i Lille, Edon Zhegrova.

“Bianconerët” mund të humbasin Federico Chiesan dhe Filip Kostic këtë verë dhe janë lidhur fort me Mason Greenwood të Manchester United. “La Gazzetta dello Sport” thekson se përveç Greenëood, Juve po shikon një tjetër opsion dhe ai është Zhegrova i Lille, i cili po shkëlqen në kampionatin francez.

Juve dhe drejtori sportiv i klubit, Cristiano Guintoli tashmë janë fikusuar në ndjekjen e Greenëood, por mbetet për t'u parë nëse Zhegrova është një alternativë për anglezin, por ylli kosovar ka grumbulluar dhjetë gola në Ligue 1, duke shënuar pesë herë dhe duke bërë po aq asistime gjithashtu.

Marrëdhënia e Juves me Lille është e shkëlqyer dhe kjo tashmë i ka ndihmuar ata të nënshkruajnë Tiago Djalo dhe Timothy Weah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat