Skuadra shqiptare ka rastin e artë në Mal të Zi, që me fitore t’i afrohet titullit

Futboll

Skuadra shqiptare ka rastin e artë në Mal të Zi, që me fitore t’i afrohet titullit

Nga: K.Goca Më: 9 prill 2024 Në ora: 13:54
Deçiqi

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka rastin e artë sot që me fitore ta lë prapa për 6 pikë Buduçnostin e Podgoricës.

Deçiqi është lider i Kampionatit të Malit të Zi me gjithsej 53 pikë e ka 3 më shumë se Buduçnosti.   

“Derbi i javës së 29-të të Ligës së Parë të futbollit MeridianBet – lideri Deçiq pret në ‘DG Arena’” (18:00) Buduçnostin.

Deçiç AdmiralBet është favorit i madh për të fituar trofeun e parë në histori apo kampioni aktual do t’i kundërvihet, do të dihet pas ndeshjes së sotme në ‘DG Arena’ (18:00), e cila mund të jetë vendimtare.

Skuadra e Pekoviqit do të kishte gjashtë pikë më shumë se “të kaltrit”, çdo skenar tjetër do të thoshte se gara e kampionatit veç po nxehet”, shkruan mes të tjera mediumi malazez “Vijesti”.

“Në asnjë rast kjo ndeshje nuk është vendimtare në luftën për titull.

Ka ende shumë për të luajtur, tetë javë janë para, shumë pikë janë në qarkullim.

Sigurisht që fitorja do të ishte shumë e rëndësishme – tha trajneri i Deçiqit, Millorad Pekoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat