Simeone i “shkel syrin” Serie A

Futboll

Simeone i “shkel syrin” Serie A

Më: 9 prill 2024 Në ora: 14:33
Diego Simeone

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit, foli për “Sky” në prag të ndeshjes kundër Borussia Dortmund, e vlefshme për çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve:

“Sfida pararendëse kundër Interit na dha forcë për të vazhduar në këtë kompeticion.

Jemi në tetë më të mirët e kompeticionit dhe tani mendojmë për BVB-në, të bindur se mund t’i lëndojmë edhe verdhezinjtë”.

Stadiumi “Wanda Metropolitano” ju jep një shtysë të pabesueshme, a mund ta përshkruani rëndësinë e tij?

Tifozët tanë na ndihmojnë shumë, por do të jetë e njëjta situatë kur të shkojmë në Dortmund, ku turma verdhezi do të shtyjë ekipin gjerman.

Ju keni disa probleme në sulm, duke pasur parasysh mungesën e Depay. Si janë Morata dhe Griezmann?

Antoine është lojtari më i rëndësishëm që kemi, skuadra rrotullohet rreth cilësisë së tij. Ne kemi nevojë për Griezmann më të mirë, kjo është e sigurt. Morata po kalon një moment jo fort pozitiv, por do të dijë si të dalë prej tij.

Kur do të kthehet Simeone në Serie A?

Nuk më kanë dhënë afate kohore, kam kontratë edhe për dy vite të tjera me Atletico Madridin, por në kokën time është kjo ide. Në Itali jam ndjerë gjithmonë mirë, futbolli italian më ka mësuar shumë, edhe kur kam drejtuar Catania. Shpresoj që të kthehem një ditë, sepse e dua futbollin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat