Dembele: Do të jetë një ndeshje e madhe

Futboll

Dembele: Do të jetë një ndeshje e madhe

Më: 9 prill 2024 Në ora: 14:58
Dembele

Ndeshja mes PSG-së dhe Barcelonës po afron.

Mbrëmjen e së mërkurës, në “Parc des Princes”, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique do të presë katalanasit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.

Në prag të kësaj sfidë, për mikrofonat e UEFA TV, foli dhe një ish i kësaj sfide, Ousmane Dembele, francezi që dikur mbronte ngjyrat e Barcelonës.

“Është e mrekullueshme të luash sërish në Barcelonë dhe Spanjë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe frutbolli.”

Sulmuesi francez pranoi se ka pasur mundësinë të fliste për këtë përballje kundër Barcelonës me disa nga ish0shokët e tij të skuadrës.

“U takove me Kounde në kombëtaren franceze dhe, si gjithmonë, bëmë shaka.

Por do të jetë një ndeshje e mrekullueshme.

Kam kontaktuar edhe Gavi, ndonëse ai tani është i dëmtuar. Ne shpesh flasm para ndeshjeve”, ka përfunduar Dembele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat