Ja kuqezinjtë që kanë rastin në Europian

Futboll

Ja kuqezinjtë që kanë rastin në Europian

Më: 10 prill 2024 Në ora: 11:10
Shqipëria

Normalisht që Euro piani është një vit rinë për këdo futbollist, pasi ka një impakt shumë të gjerë dhe shihet nga shumë njerëz në gjithë botën.

Por, padyshim që është edhe një mundësi që lojtarë të ndryshëm të promovohen pse jo në skuadra më të mira, të mbyllin kontrata të cilat janë si shpërblim për sakrificën që çdo person bën me rrugëtimin e tij drejt futbollit profesionist. Ende nuk e dijmë listën finale të lojtarëve të Kombëtares që do të shkojnë në Europian, por jemi në dijeni se cilët janë ata kuqezinj që ju mbaron kontrata me klubet e tyre pas Europianit.

U PËRFUNDON KONTRATA Etrit Berisha firmosi vetëm për një sezon me Empolin verën e kaluar dhe ka mundësi që të rinovojë, me kushtin për të qëndruar portier i dytë. 35- vjeçari luan prej vitesh në Itali dhe në fund të qershorit del një lojtar i lirë, megjithëse gjasat janë që të qëndrojë tek Empoli po nuk pati ndonjë alternativë më të mirë. Pas tri vitesh me Koniasporin dhe një vit si i huazuar në Arabi, Sokol Cikalleshi del lojtar i lirë në fund të sezonit. Sulmuesi 33-vjeçar është golashënuesi i ekipit, por problemet financiare u hasën disi dy muaj më parë te klubi turk.

Gjithsesi nuk përjashtohet një rinovim apo një lëvizje që kavajasi mund të bëjë. Klaus Gjasula luan prej 2021 me Darmshtadin teksa këtë sezon janë në Bundesligë edhe pse me një këmbë të rrëzuar nga kategoria. Mesfushori 34-vjeçar, del lojtar i lirë pas 30 qershorit dhe mundësia është që të qëndrojë sërish me Darmshtadin duke firmosur një kontratë të re. Një tjetër shok reparti në mesfushë i përfundon kontrata.

Keidi Bare ende nuk ka rinovuar me Espanjolit, ndërkohë në janar u përfol për një shitje të tij, me motivin që klubi spanjoll të merrte mbrapsht investimin që ka bërë këto vite për të. Lojtari i Kombëtares është vetëm 26-vjeç dhe luan prej 2020 me Espanjolin, por gjithçka do të vendoset nëse ekipi do të rikthehet në La Liga. Nga Spanja në Turqi, Odise Roshi është një tjetër futbollist që kontrata me Sakariasporin i përfundon pas 30 qershorit, me 32- vjeçarin që po zhvillon një sezon të mirë në kategorinë e dyte turke. Jasir Asani nuk arriti dot që të rikthehej në futbollin europian, pasi klubi në Korenë e Jugut rriti pretendimet në janar dhe transferimi dështoi.

Anësori kuqezi ka kontratë deri në dhjetor të këtij viti, por 6 muaj para mund të negociojë me një klub tjetër dhe padiskutim që Europiani mund të jetë një trampolinë për të, ku me një performancë të mirë mund të bjerë në sytë e ndonjë klubi potencial.

KTHEHEN NGA HUAZIMET Dy lojtarë të Kombëtares janë aktualisht të huazuar dhe në fund të sezonit do të kthehen te klubet e tyre. Marash Kumbulla është në kontratë me Romën, por deri në fund të kampionatit po merr pak minuta te Sasuolo. Po ashtu edhe Taulant Seferi, si pjesë e ukrainasve të Vorskla Poltavës, sulmuesi po luan si i huazuar te Bani Jas në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë në kontratë është opsioni që klubi aktual ka të drejtën për ta blerë 27-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat