Kunde tregon strategjinë për sfidën kundër PSG-së

Futboll

Kunde tregon strategjinë për sfidën kundër PSG-së

Më: 10 prill 2024 Në ora: 11:51
Zhyl Kunde

Mbrojtësi i Barcelonës, Zhyl Kunde, thotë se strategjia për të ndalur Kilië Mbapenë do të jetë futbolli kolektiv.

“Unë nuk kam asnjë preferencë, tani po luaj si mbrojtës krahu, por jam qendërmbrojtës. Nuk kam preferencë, kudo që të më vendosë trajneri, do të luaj. Do të shohim se çfarë do të vendosë trajneri.

Mbapenë e njoh mirë sepse kemi luajtur së bashku në Francë, ai është një lojtar që bën diferencën.

Ne do të përpiqemi ta ndalojmë atë, veçanërisht në nivel kolektiv, duhet shumë më tepër se një lojtar i vetëm. Keni shumë pyetje për Mbapenë? Unë do të preferoja të flisja për veten tonë”, tha francezi në konferencën për shtyp përpara çerekfinales me PSG-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat