Mbrojtësi i Atletico Madrid i “shkel syrin” Interit dhe Napolit

Futboll

Mbrojtësi i Atletico Madrid i “shkel syrin” Interit dhe Napolit

Më: 10 prill 2024 Në ora: 11:59
Hermoso

“Mario dëshiron të luajë në një Ligë të madhe. Ai nuk dëshiron të heqë dorë nga asnjë opsion për të ardhmen e tij“.

Këto janë fjalët e Inaki Espizua, agjenti i mbrojtësit të Atletico Madrid, Hermoso, të cilit i skadon kontrata me klubin “colchoneros”

Kohët e fundit, emri i Hermoso është lidhur me Inter dhe Napoli, për një transferim të mundshëm në Serie A sezonin e ardhshëm. “Ai është një lojtar që po bën shumë mirë dhe është rritur shumë në këto pesë vite në Madrid. Tani po përfundon kontratën me Atletico”, tha menaxheri i lojtarit.

“Nuk është e dhënë që do të shkojë të luajë diku tjetër, por kur të nënshkruajë ai duhet të përshihet në një projekt të përbashkët me klubin. Ndaj, për momentin ,jemi larg një rinovimi”, Espizua.

“Napoli është një klub i madh, vitin e kaluar ata fituan titullin dhe kanë një histori të rëndësishme. Nuk dua të flas për klube individuale, por Seria A sigurisht që mund të jetë një destinacion. Edhe Inter është një klub i madh”, tha agjenti i mbrojtësit të majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat