Shqipëria U-17 luan miqësore me Slloveninë

Futboll

Shqipëria U-17 luan miqësore me Slloveninë

Më: 10 prill 2024 Në ora: 12:09
Pamje nga një ndeshje

Shqipëria U-17 do të luajë një ndeshje miqësore në muajin prill ndaj Sllovenisë U-17. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Sllovenisë që kjo sfidë të luhet më datë 18 prill, në ora 11:00, në Gradiska Slloveni.

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin për këtë sfidë miqësore më datë 14 prill në Itali.

Për trajnerin Bledi Shkëmbi kjo do të jetë prova e parë me ekipin Kombëtar U-17.

Tekniku kuqezi së shpejti do të publikojë edhe listën me futbollistët e grumbulluar për këtë takimin.

Ndeshja ndaj Sllovenisë është miqësorja e parë zyrtare për këtë vit për Kombëtaren U-17, teksa kjo sfidë do të shërbejë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar nga trajneri Bledi Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat