Valverde: Barazimi i Realit ndaj Cityt duket si humbje

Futboll

Valverde: Barazimi i Realit ndaj Cityt duket si humbje

Më: 10 prill 2024 Në ora: 13:29
Valverde

Fede Valverde, njeriu që shmangu humbjen e Realit me atë kryevepër fluturimthi tha për mikrofonat e “Movistar” pas barazimit 3:3 me Sitin:

“Goli të jep pak inkurajim për ndeshjen e dytë. Një barazim si vitin e kaluar, por duket si një humbje. Publiku na mbështeti çdo minutë, të gjithë u tërhoqëm në të njëjtin drejtim dhe të gjithë luftuam për të njëjtin qëllim”.

Për golin e shpejtë që shënuan “qytetarët” mesfushori tha: “E rëndësishme është që ne ditëm si t’i kundërpërgjigjeshim atij goli. Të shënonim dy gola në pak minuta na dha shumë nxitje dhe motivim.

Por ne u tërhoqëm pak dhe bëmë gabim, ndaluam presingun pak për shkak të lodhjes, por ata kanë lojtarë të mirë. Barazimi nuk favorizon asnjë skuadër, të dyja skuadrat bënë një lojë të shkëlqyer".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat